Kamala gjithmonë ka veshur kostume dhe ka tendencë të zgjedhë një përzierje ngjyrash të ndritshme dhe delikate.
Për një nga ditët e saj në detyrë, Zëvendës-Presidentja zgjodhi një kostum klasik, i cili përmbante dy xhepa në të dy anët dhe një dekolte të thellë.
Kostumi kishte një shtypje shumë të imët të vijave me katër butona në mëngë.
Ajo vendosi ta vesh edhe një bluzë të zezë nën të. Kamala vuri sigurinë e saj në radhë të parë gjithashtu, duke veshur një maskë të zezë për fytyrën.
Zëvendës Presidentja ka bërë përpjekje të mëdha për t’u siguruar që maskat e saj të kombinohen me pamjen e saj dhe dje nuk ishte ndryshe. Aksesorët e saj të zi, duke përfshirë takat dhe perlat e saj të preferuara lidhën së bashku pamjen e zgjuar.
Gjatë gjithë viteve, Kamala ka veshur perla me pothuajse çdo veshje. /Telegrafi/