Site icon Telegrafi

“Kam qarë, nuk haja” – Angela Martini rrëfen për televizionin rumun tmerrin që përjetoi pas arrestimit të bashkëshortit të saj në Greqi

Muaj më parë, modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, përjetoi një periudhë të vështirë gjatë pushimeve të saj verore në Greqi, kur bashkëshorti i saj Dragos Savulescu u arrestua.

Ai tani është lënë i lirë dhe modelja shqiptare në një dokumentar të ri për “Antena Stars” në Rumani, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në momentin kur bashkëshorti i saj përfundoi nën prangat e autoriteteve greke.

“Ishim me miq në restorant dhe një person në rroba civile jo si polic, nuk e kishim parë më herët, erdhi tek bashkëshorti im dhe i tha: “A je Dragos Savulescu”. Reagimi i parë, e ula poshtë burrin kur u ulë dhe i thashë atij: “Më trego letrat”. Kam avokatët më të mirë në botë në të gjithë botën, të kompanive më të mira për mbrojtje juridike. Me të gjithë që jemi konsultuar kanë thënë kjo [rasti] është shaka. Kjo nuk është e drejtë. Është abuzim i madh. Po flasim për një ngjarje të para 19 viteve. 2002. Burri im ishte 28 vjeç, sot është gati për t’u bërë 48. Kjo çfarë po flasim ishte çështje politike për shkak të përfshirjes së një prej njerëzve. Dragos ishte një nga 36 njerëzit. Ai u përfshi disi sepse s’ka prova për Dragos”, ka thënë fillimisht Angela.

Foto: Angela Martini/Instagram

Tutje, ajo është shprehur se do t’i qëndronte pas partnerit të saj në çfarëdo situate pa marrë parasysh rrethanat.

“Ai është dashuria e jetës time. Po të ishte ndryshe, nuk do kaloja nëpër këtë ferr. Edhe po të ma thoshte Dragos në fillim një ngjarje të tillë si film unë sërish do shkoja pas tij prapë”, deklaroi Martini për televizionin rumun.

Foto: Angela Martini/Instagram

Për fund Angela tha se pati momente dobësie gjatë gjithë këtij rrugëtimi, por që është krenare që nuk u dorëzua për as edhe një moment.

“Ishte e vështirë por e përballova ndryshe. Nuk po them se s’ka pasur momente kur kam qarë, kur nuk haja, isha e stresuar por sa gjatë mund ta bësh këtë? Duhet të luftosh apo të qash dhe të mos bësh asgjë. Zgjodha të luftoj. Jam krenare me karakterin tim. Nuk ja vlen asgjë më shumë se lufta për të vërtetën dhe dashurinë”, përfundoi bukuroshja shkodrane. /Telegrafi/

Exit mobile version