Telegrafi

“Kam qarë kur jam larguar nga Chelsea”

Damien Duff thotë se ka qarë kur është larguar nga Chelsea, duke shtuar se ajo ishte lëvizje e gabuar. 

Ai kishte tre sezone shumë produktive me Chelsean, kur vendosi të largohej drejt Newcastle në vitin 2006.

Duff kishte luajtur rol të rëndësishëm në fitimin e dy titujve dhe Kupës së Ligës në Stamford Bridge nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Në atë kohë Chelsea prodhonte futboll shumë të mirë sidomos nga krahët ku në njërin ishte Duff e në anën tjetër Arjen Robben.

Duff kur ishte lojtar i Mourinhos

Duff e pranon që u largua shumë shpejt nga Chelsea në një intervistë për FourFourTwo.

“Kam qarë kur jam larguar nga Chelsea– kur shikoj prapa, ka qenë një vendim i marr shpejtë dhe i gabuar. Nuk kam qarë kur jam larguar nga Blackburn, Newcastle ose Fulham, as kur jam pensionuar. Ishte vendim i ngutshëm”.

Tani 37 vjeç ai i dha fund karrierës në vitin 2015 me klubin e vendlindjes Shamrock Rovers, ndërsa tregon se si ishte afër Liverpoolit. \

Duff së bashku me Robben, Lampard dhe Gudjohnsen

“Isha afër të bashkohesha me Liverpoolin në dy apo tri herë”.

“Hera e parë ishte një apo dy vite para se të nënshkruaja me Chelsea [në 2003]. Mund të isha shkuar, por Blackburn kërkoi aq shumë saqë ata nuk mundën ta paguajnë”.

“Kur u largova nga Chelsea, kishte ndodhur njëjtë”, ka thënë Duff.

Duff ka bërë mbi 600 paraqitje me klubet dhe 100 kombëtaren. Ai tani është trajner i parë i skuadrës Shamrock Rovers. /Telegrafi/