Site icon Telegrafi

“Kam mundur kancerin dy herë falë teje” – pankarta që përloti Jay Z-në dhe e bëri ta ndërpresë koncertin (Foto/Video)

Producenti i njohur amerikan ndërpreu koncertin e tij në Kaliforni të shtunën e kaluar, për të sjellë në skenë një fanse shumë të veçantë.

Vajza e cila u ngjit në skenë kishte mposhtur sëmundjen e kancerit dy herë.

Jay Z ndërpreu koncertin për një fanse të tij, e cila kishte mundur kancerin dy herë (Getty Images)

Jay-Z u emocionua shumë kur pa se në pankartën e fanses, të cilën ajo e mbante në duar, shkruhej: “E munda kancerin dy herë që të të shihja ty. Të dua! Selfie apo një përqafim?”

“Ke mundur kancerin dy herë?” kishte pyetur më pas ai – “Duhet të të jap të paktën një përqafim”, ka vazhduar producenti Jay-Z.

Jay Z i dha një përqafim të fortë fanses së tij në skenën e koncertit në Kaliforni (Getty Images)

Më pas, ai ka marrë fansen në fjalë dhe ka realizuar me të disa fotografim, gjersa ovacionet kanë qenë shumta në sallën e koncertit.

“Pikërisht për këtë vajzë ishte mesazhi im” – me këto fjalë iu drejtua ai publikut në sallë.

Jay Z (Getty Images)

Ndërkohë, fansja Christina Cruz, shkruajti gjatë gjithë javës në rrjetet sociale, për të treguar natën më speciale të jetës së saj.

“Nuk mund ta besoj që më mori në skenë dhe e kam përqafuar jo një por dy herë. Takimi me Jay-Z ishte një ëndërr e vërtetë. Edhe më mirë nga sa e kisha imagjinuar”, është shprehur Cruz. /Telegrafi/

Exit mobile version