Site icon Telegrafi

“Kam marr tre muaj rrogën kot”, aktori Albano Bogdo tregon si mashtroi pronarin për një vend pune

Ditën e djeshme, Albano dhe Rigelsa kaluan disa çaste të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit në verandën e qetë të një kafeneje.

Ndërsa gëzuan intimitetin dhe qetësinë e ambientit, Albano ndau me Rigelsën disa prej kapitujve më interesantë të jetës së tij private dhe rrugëtimet e hershme të karrierës së tij.

Aktori i njohur, i cili tashmë ka një emër në skenën artistike, ka rrëfyer një kujtim të hershëm, kur për të siguruar punën e tij të parë në Greqi, ai u paraqit më i pjekur dhe më i trajnuar se sa ishte në të vërtetë. “Në 2004 apo 2005, kur kam shkuar në Greqi, kam gënjyer pronarin e një klubi duke i thënë që kam qenë i trajnuar si security dhe që isha 28 vjeç”, tregon me një nuancë humori Albano.

Megjithë pamjen imponuese që ai ka pasur që në rininë e tij, Albano pranon se kurrë nuk kishte qenë pjesë e një trupe sigurie me trajnim të duhur. Është pikërisht kjo e vërtetë që dalëngadalë filloi të zbulohet pas një incidenti në vendin e punës. “U zu valet dhe unë thjesht qesha nga larg, duke mos ndërhyrë si kolegët e mij të trajnuar”, zbulon ai.

Momenti kur pronari e kuptoi se Albano nuk kishte përvojë të mjaftueshme si punonjës sigurimi erdhi kur ai nuk ndërhyri gjatë një përleshje të madhe. “Pasi më pyeti nëse isha me të vërtetë security dhe unë i thashë jo, ai më informoi se kisha marrë rrogën kot për tre muaj,” shpjegon Albano.

Ky rrëfim i Albano-s, ndonëse ndoshta i pakëndshëm në atë kohë, tashmë i kthehet me një kujdes të lehtë dhe i shërben si mësim për të ardhmen. Ndërsa Rigelsa dëgjonte, ajo nuk mund të mos admironte guximin dhe sinqeritetin e tij në ndajnë të këtij rrëfimi të pazakontë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version