Ish-drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo zbuloi se ishte kundër zgjatjes së kontratës së Kylian Mbappe në vitin 2022.
Mbappe u largua këtë verë si lojtar i lirë nga PSG, pasi në vitin 2024 kishte rinovuar kontratën për dy vite me mundësi vazhdimi për një tjetër.
Megjithatë, në atë kohë, ish-drejtori sportiv, Leonardo ishte kundër këtij rinovimi dhe tashmë ka treguar situatën.
“Kam kundërshtuar kontratën e madhe që mori Mbappe në vitin 2022, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet për të cilat u ra dakord”, ka thënë fillimisht Leonardo.
Ai besonte se Mbappe duhej të ishte shitur pas sezonit 2020/21 kur Real Madrid bëri një ofertë, duke lënë vetëm një vit në kontratën e lojtarit.
“Si mund ta kontrollosh këtë situatë? Humbja e një lojtari është zhgënjyese, por klubi nuk do të vdesë për shkak të saj. A është shembur ndonjë institucion i madh për shkak të humbjes së një lojtari? Jo. Mund të duhet kohë, por gjithmonë rikuperoheni”.
“Unë kam qenë lojtar në të kaluarën, por një futbollist nuk mund të jetë kurrë më i rëndësishëm se klubi”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/