Jetmir Salaj, në një intervistë për “Shqipëria live”, pak minuta para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 3”, u shpreh se hyn me qëllimin për të fituar.
Sipas tij, agresiviteti i banorëve, e nxiti të kalonte oqeanin dhe të konkurronte për reality show-n, transmeton Top Channel.
“Kam një revoltë të brendshme, që më shtyu të hyja. Shoh banorë që e kanë degraduar debatin. Përdorin një fjalor të rëndomtë, që nuk e prisja”.
Jetmiri tha se nuk sheh konkurrentë të tjerë të fortë dhe nuk mbështet asnjë prej tyre.
“Unë nuk shikoj konkurrentë të fortë, por të shihja nuk do të kaloja oqeanin, të vija në Shqipëri në ditën e 50. Nuk ka një personazh që trazon ujërat dhe ndez gjakërat. Nuk jam mbështetës i askujt, jam njeri që besoj te e drejta. Kam ardhur për të fitojë Big Brother. Unë kam fituara Big Brother 3, dua të fitoj Big Brother Vip 3, të mbaj fanelën 3”.
Si i sheh Jetmiri grupet dhe a do të bëhet pjesë e tyre?
“Nuk do të bëhem pjesë e një grupi. Nuk do të sulmoj, ata do të më sulmojnë. Madje, Juli dhe Romeo kanë për t’u bërë bashkë kundër meje”, u përgjigj ai. /Telegrafi/
Intervistën mund ta shihni këtu