Site icon Telegrafi

“I kam dhënë 10 vite makinës pa patentë”, Dren Abazi zbulon ‘sekretin’: Vëllai më ka prishur punë me vajzat

Këngëtari i njohur Dren Abazi ka ndarë disa detaje interesante nga jeta e tij personale gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”. Me humor dhe sinqeritet, Abazi foli për ndikimin e vëllait të tij në jetën romantike dhe përvojën e tij të pazakontë me drejtimin e makinës pa patentë.

Abazi zbuloi se vëllai i tij, me pamjen e tij simpatike, shpeshherë ia ka bërë më të vështirë lidhjet romantike. “Vëllai më ka prishur punë me vajzat se ka qenë gjithnjë më simpatik,” tha ai me një buzëqeshje.

Një tjetër zbulim i befasishëm nga këngëtari ishte fakti se ai ka drejtuar makinën për 10 vite pa pasur patentë. “Unë kam leje qarkullimi, e kam marrë me vonesë. I kam dhënë makinës 10 vite pa patentë,” pranoi ai. Megjithatë, ai theksoi se policët shpesh e kanë falur për shkak se nuk ka bërë shkelje flagrante. “Jam çun i mirë prandaj më kanë falur,” shtoi ai me humor.

Gjithashtu, Abazi ndau një detaj interesant për gjendjen e tij financiare. “Në llogarinë time nuk ka më shumë se 1 milion euro”, tha ai, duke bërë një koment që ngriti dyshime dhe buzëqeshje në mesin e të pranishmëve.

Kjo intervistë e Dren Abazit tregon anën e tij të sinqertë dhe të hapur, duke e bërë atë edhe më të dashur për fansat e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version