Telegrafi

Kalvin Phillips pritet të jetë blerja e parë e Liverpoolit në verë

Kalvin Phillips po shqyrton një kalim te Liverpooli, nëse vendos të largohet nga Leeds United, ku aktualisht po luan.

Mesfushori anglez ka qenë një zbulim për klubin dhe vendin në vitin e kaluar, dhe ka tërhequr interesimin e shumë klubeve falë dinamikës së tij.

Sipas The Sun, puna e madhe e tij dhe paraqitjet mund ta çojë në “Anfield Road”.

Manchester United ishte dukur si destinacion më i natyrshëm i Phillips, duke pasur parasysh nevojën e madhe për përforcime në mesin e fushës për “Djajtë e Kuq”.

Sezoni i dobët i Leeds është një faktor që kontribuon në spekulimet rreth të ardhmes së Phillips , me super-klubet e Ligës Premier të vetëdijshëm se ai është më se i aftë për të luajtur një nivel më lartë.

Nëse vendos për Liverpoolit, ai do të ketë një betejë për një vend në mesfushë.

Janë deri në 10 lojtarë që konkurrojnë për tre vendet e zakonshme të Jurgen Klopp në atë zonë të fushës: Naby Keita, Curtis Jones, Harvey Elliott, Thiago Alcantara, Jordan Henderson, Fabinho, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain, Tyler Morton dhe Takumi Minamino. /Telegrafi/