Telegrafi

Kalvin Phillips po i bashkohet rivalit të Manchester Cityt

Kalvin Phillips së shpejti do të largohet nga Manchester City dhe do të shkojë në huazim te West Ham ku të mërkurën duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të prezantohet si lojtar i ri i klubit londinez.

Fabrizio Romano shkruan se West Ham do të ketë opsionin për të blerë Phillips në formë të përhershme në fund të sezonit.

Mesfushori anglez ishte i pakënaqur me kohën e lojës nën drejtimin e Pep Guardiolës, me të cilin luajti vetëm 319 minuta këtë sezon dhe dëshiron të shkojë në Kampionatin Evropian. Për këtë arsye ai ka kohë që kërkon një klub të ri për të pasur më shumë kohë loje.

Lexo po ashtu I largoi në vitet e fundit, Guardiola ëndërron rikthimin e dy yjeve te Manchester City

Guardiola personalisht insistoi për transferimin e Phillips një vit më parë dhe e pa atë si një anëtar të rëndësishëm të ekipit të tij, por Phillips ra në plan të dytë për shkak të një kombinimi rrethanash.

Kujtojmë se në verën e vitit 2022, Manchester City e solli Kalvin Phillips nga Leeds për shumën e 50 milionë euro. Ai kurrë nuk u përshtat plotësisht në ekipin e trajnerit Pep Guardiola. Përveç kësaj, ai ka pasur probleme edhe me lëndime, kështu që ka bërë vetëm 31 paraqitje në total. /Telegrafi/