Fluturaket e NASA-s që ishin në mision në gjithësi, kaluan rreth Marsit dhe po humbën në pafundësi, pasi u ‘shuan’ në mënyrë misterioze.
Sondat me madhësinë e një çante dore, ishin lansuar gjatë vitit të kaluar për të ‘shtyrë limitet e teknologjisë eksperimentale’, transmeton Telegrafi.
NASA e ka pasur të pamundur t’i kontaktojë ‘binjakët e guximshëm’ që sipas të gjitha gjasave nuk po funksionojnë më dhe po humbin në pafundësi.
Të njohura si Mars Cube One, të dy satelitët kanë luajtur rol të rëndësishëm në uljen e InSight në sipërfaqen e Planetit të Kuq, duke dërguar të pamje në kohë reale, si dhe të dhëna tjera, përfshirë edhe fotografi nga kënde të caktuara.
Sipas të gjitha gjasave, të dy fluturaket kanë dalë prej kontrolli dhe ndodhën në dy anë të kundërta, deri në katër milion kilometra larg planetit Mars.
“Misioni i tyre, ishte që shtyhen limitet e teknologjisë eksperimentale, nëpërmjet objekteve miniaturë, por shumë të sofistikuar” thuhet në raportin e agjencisë hapësinore.
Deri më tani, hulumtuesit në NASA kanë shumë teori lidhur me zhdukjen – asnjëra prej tyre, nuk përfshinë aktivitetin e jashtëtokësorëve.
Mendohet se panelet e tyre diellore, janë mbyllur apo nuk kanë qenë të ekspozuara sa duhet ndaj diellit, duke bërë që t’ju zbrazen bateritë. Ka mundësi, që sistemi i tyre i komunikimit ka dalë prej kontrollit dhe kanë hyrë në trajektore tjera, duke humbur kontaktin e dikurshëm me bazën.
Që të dy fluturaket, do të vazhdojnë udhëtimin rreth diellit, deri në afrimin e verës, kur pritet të mbushen m energjinë e duhur. Megjithatë, askush në NASA nuk beson se bateritë mund t’i zgjasin deri atëherë dhe t’i ketë të gjitha pjesët e kompletuara si duhet. /Telegrafi/