Telegrafi

Kaluan kufirin ilegalisht nga Serbia, shoqërohen në polici dy kosovarë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë ndaluar nga policia ditën e diel në Kamenicë, pasi të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:40, transmeton Telegrafi.

“Kamenicë / 07.04.2024 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

“Kamenicë 07.04.2024-11:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur nga policia./Telegrafi/