Site icon Telegrafi

Kaluan ilegalisht kufirin, ndalohen dy shtetas të Shqipërisë

Policia ka njoftuar se dy shtetas të Shqipërisë janë ndaluar pasi që kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Shqipëri.

Rasti i parë ka ndodhur në Ponashec të Gjakovës, ku i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë. I njëjti me vendim të prokurorit i është dorëzuar njësitit policor të Shqipërisë.

Rasti i dytë ka ndodhur në Vërmicë, ku është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

I njëjti me vendim të prokurorit i është dorëzuar njësitit policor të Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version