Telegrafi

Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për kalim ilegal të kufirit.

Personi i parë shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Gjakovë, kurse personi tjetër në Leposaviq.

Rastet sipas raportit:

Gjakovë 13.05.2020 – 17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pas i që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin. I dyshuari është dërguar në Gjykatën për kundërvajtje, ku të njëjtit i është lëshuar vendimi për ndalim hyrje për një vit dhe dëbim nga shteti.

Leposaviq 14.05.2020 – 11:05. Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar kamioni Mercedes, që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit, kamioni është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/