Kaltrina Selimi është kthyer në Prishtinë nga Londra ku jeton pas martesës me Dritonin.
Këngëtarja erdhi në Kosovë për të qenë pjesë e xhirimeve të programeve festive në televizionet tona, pjesë e së cilave ka qenë që nga fillimi i karrierës.
Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale Kaltrina megjithëse është bërë nënë mban forma perfekte dhe dukja e saj në programet e fundvitit do të jetë e shkëlqyeshme.
Njëra nga artistet më të pëlqyera të skenëz muzikore shqiptare këtë vit solli vetëm një projekt të titulluar “Kohën me kthy” dhe një përpunim të kësaj kënge së bashku me Genc Prelvukaj.
Në një intervistë të dhënë javë më parë për Telegrafin Kaltrina ka thënë se jetesa jashtë Kosovës ia vështirëson prezencën më të madhe në skenë. /Telegrafi/