Site icon Telegrafi

Kaltrina Selimi në një pozë të ëmbël me bashkëshortin (Foto)

Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi tash e sa kohë është zhvendosur me vendbanim në Londër, ku jeton me bashkëshortin dhe djalin e saj Tristanin.

Këto ditë, ajo është rikthyer në Kosovës, ku ka punuar në disa projekte të reja, si dhe ka shijuar kohën me familjarët e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mbrëmë (e hënë), Kaltrina ka qenë e pranishme në natën e dytë të dasmës së moderatorit Labi, i cili njihet edhe si mik i saj i ngushtë ndër vite.

Selimi është pak aktive në rrjetet sociale, dhe janë të rralla rastet kur publikon ndonjë fotografi nga përditshmëria e saj.

Megjithatë së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një imazh ku shfaqet pranë bashkëshortit të saj, Dritonit, në dasmën e Labit.

Kaltrina Selimi me bashkëshortin, Dritonin në dasmën e Labit. Burimi i fotos: InstaStory

Këngëtarja vezullonte në një fustan plot shkëlqim, teksa pozonte e buzëqeshur pranë bashkëshortit.

E njëjta, ka publikuar në Instagram edhe një video, ku shfaqet duke vallëzuar gjatë dasmës me fustanin e saj vezullues, teksa shijonte në maksimum atmosferën. /Telegrafi/

Exit mobile version