Kaltrina Selimi ka realizuar një set të ri fotografik.
Këngëtarja, e cila megjithëse nënë mban forma trupore të lakmueshme dhe në veshjet e kreatores Dona Matoshi duket mahnitëse, transmeton Telegrafi.
Kaltrina ka qëndruar në Kosovë për fundvit duke u bërë pjesë e xhirimeve festive për Vitin e Ri, gjersa ka realizuar edhe një set fotografik me veshjet e Matoshit, e cila vazhdimisht kujdeset për këngëtaren.
Ndryshe këngëtarja vitin që lamë pas solli vetëm një projekt muzikor të titulluar “Kohen me kthy”, përpunimin e së cilës e solli në fund të vitit në bashkëpunim me Genc Prelvukaj./Telegrafi/