Dy këngëtarët e njohur të skenës Sabri Fejzullahu dhe Kaltrina Selimi do të vijnë së bashku në bashkëpunim.
E kontaktuar nga Telegrafi, këngëtarja Selimi pohoi se kanë nisur punën për këngën e re, e cila do të vijë në duet me Sabriun, mirëpo data e lansimit është shtyrë për një afat të pacaktuar.
Udhëtimet e shpeshta të këngëtares në Londër nuk po ia mundësojnë çasjen maksimale në muzikë, ngase ajo tash e një kohë jeton atje bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj Tristanin.
Ky bashkëpunim pritet të jetë vërtet interesant, e ndërsa Kaltrina është shprehur se ndjehet e nderuar që pati rastin që në karrierën e saj të realizojë një duet të tillë.
Se cila do të jetë befasia e radhës nga Kaltrian dhe Sabriu për publikun, kjo mbetet të shihet deri në finalizimin e projektit. /Telegrafi/