Site icon Telegrafi

Kaltrina Selimi bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrin Selimi prej kohësh është tërhequr nga skena muzikore për të iu përkushtuar jetës familjare.

Artistja prej vitesh është zhvendosur në Londër ku jeton me bashkëshortin e saj Dritonin, me të cilin u martua në vitin 2012.

Ndërkohë, pak muaj më parë u zbulua se Kaltrina është në pritje të fëmijës së dytë, këtë së fundmi e ka konfirmuar edhe vet këngëtarja.

Foto: Kaltrina Selimi/Instagram

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kaltrina ka zbuluar se është bërë nënë për herë të dytë.

Foto: Kaltrina Selimi/Instagram

Tutje në postim ajo gjithashtu ka zbuluar se është bërë me një vajzë e cila erdhi në jetë një muaj më parë, më 14 nëntor dhe e ka pagëzuan me emrin Athena.

Ndërsa, kujtojmë që në vitin 2014 autorja e hitit “Ditëlindja” mirëpriti një djalë. /Telegrafi/

Exit mobile version