Interex pas fillimit të rikthimit në normalitet, e ka rikthyer edhe lojën më atraktive dhe më të dashur në vend – lojën “60 Sekonda”.
Në këtë lojë, garuese e sotme ka qenë blogerja dhe moderatorja e njohur, Kaltrina Mikushnica.
Por, ndryshe nga herët tjera, Interex kësaj radhe ka ardhur me një surprizë të veçantë: 20fishi i vlerës që Kaltrina e ka fituar, do të shkojë për bamirësi nga Interex.
Sot Kaltrina Mikushnica arriti të merr mall falas në vlerë prej 103.32 euro, ku u përqendrua kryesisht në produkte për fëmijë, ndërkaq Interex iu bashkua me 20 pako me ushqime esenciale për bamirësi në vlerë prej 2269 eurove.
Kështu, Interex dëshmoi se u qëndron gjithmonë afër konsumatorëve në mënyrat më atraktive të mundshme.