Site icon Telegrafi

Kaltrina Krasniqi zgjedhet regjisorja më e mirë në PriFest

Dje (e diel) u mbajt ceremonia e përmbylljes së edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – PriFest.

Në kuadër të çmimeve të ndara, ai për regjisoren më të mirë shkoi për Kaltrina Krasniqin.

Kjo e fundit pati një sukses të jashtëzakonshëm me filmin “Vera Andrron Detin”, meqenëse ishte pjesëmarrëse nëpër festivale të ndryshme nëpër botë.

Kaltrina Krasniqi në PriFest

Ky film bëri hapjen e këtij festivali, i cili sivjet mbante moton “For Her” në nderim të producentes së ndjerë, Vjosa Berisha, e cila ishte edhe drejtoreshë e ngjarjes vjetore.

Lexo po ashtu Rina Krasniqi shpallet aktorja më e mirë në PriFest me filmin “Virgjëresha Shqiptare”

Çmimin kryesor “Vjosa Berisha” e mori filmi “Virgjëresha Shqiptare” me aktore kryesore Rina Krasniqin.

Krasniqi gjithashtu u shpall ‘aktorja më e mirë’ në PriFest.

Festivali nisi më 20 shtator dhe vazhdoi deri më 25 shtator me prezantimin e një sërë filmash të njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version