Telegrafi

Kalon rreziku nga vërshimet, nesër vranët me riga lokale shiu

Nesër mbi vendin tonë, sipas meteorologëve, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të intensitetit të dobët.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s. /Telegrafi/