Telegrafi

Kalon kamioni, pastaj hapet një gropë e madhe në të cilën bie vetura – pamjet e ngjarjes së ndodhur në një rrugë të Brazilit

Një grua shpëtoi me lëndime jo të rrezikshme për jetën, kur makina e saj u zhyt në një gropë të madhe në jug të Brazilit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një kamerë vëzhguese në rrugë në Flores da Cunha, Rio Grande do Sul, që regjistroi momentin tronditës, pasi një kamion ndërtimi kaloi nëpër njërën korsi.

Një shofer, i cili ishte duke vozitur pas kamionit, u kthye me alarm në korsinë e duhur.

Shoferi ngadalësoi momentet para Vanessa Cavagnolli, 34 vjeç, me gjasë pa vërejtur gropën, shpejtoi drejt saj, duke rënë në të.

Siç bëhet e ditur, Cavagnolli, u ndihmua për të dalë nga aty – edhe pse pësoi një hundë të thyer dhe u dërgua në një spital lokal për trajtim.

Edhe vajza e saj, 12-vjeçarja Andressa Carnesela, pësoi lëndime të lehta.

Mediat shkruajnë se pjesa e rrugës ku ndodhi aksidenti ndodhet pikërisht mbi sistemin e ujit dhe kanalizimeve gjë që la banorët e zonës pa ujë për shkak të tubave të prishur.

Vlerësohet se sipërfaqja e rrugës është afër pesë dekada të vjetra ndërsa autoritetet mendojnë se shembja mund të ishte shkaktuar nga pesha e kamionit. /Telegrafi/