Sezoni i ajrit të ndotur kaloi, por pushteti nuk ndërmori asnjë masë, me të cilët di të ulte sadopak ndotjen e ajrit në Tetovë gjatë periudhës së dimrit. Darko Spiroski nga Instituti për Ambient Jetësor, pranë UEJL-së, thotë se edhe pa analiza mund të vërtetohet se ajri në Tetovë më shumë ndotet nga shfrytëzimi i drurit si masë për ngrohje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, shumë studime botërore tregojnë se një kilogram dru, gjatë djegies lëshon rreth 15 gram grimca PM10. Ai tha se duhet urgjentisht që shteti të zgjidhje dhe t’i motivojë qytetarët që drurin ta zëvendësojnë me masë tjara për ngrohje.
Edhe gjatë ditëve të kaluara ndotja e ajrit në Tetovë gjatë orëve të mbrëmjes, ishte përtej kufirit të lejuar./Telegrafi/