Telegrafi

Kaloi portierin dhe nuk shënoi në portën e zbrazët, Bailey qau si fëmijë në fushë pas ‘huqjes së sezonit’ kundër Wolves

Sulmuesi anësor i Aston Villas, Leon Bailey u ka kërkuar falje tifozëve të klubit pasi humbi një shans të artë në minutat e fundit të ndeshjes në barazimin 1-1 të së mërkurës mbrëma ndaj Wolverhampton Wanderers.

Danny Ings anuloi golin e shkëlqyer të Daniel Podence në pjesën e parë për t’i mohuar Wolves një fitore jetike në Villa Park.

Skuadra vendase pati një shans të lavdishëm për të rrëmbyer të tre pikët në fund të ndeshjes, por Bailey ishte i pafat pas pasimit të Ings.

Ai shmangu me vrapim mbrojtësin Max Kilman dhe arriti ta kalojë portierin Jose Sa, por goditja e tij nuk gjeti cakun në portën e zbrazët.

25-vjeçari dukej i shqetësuar teksa u rrëzua në terren, duke shpërthyer në lot.

Ishin bashkëlojtarët e tij të Aston Villës ata të cilët e ndihmuan të ngrihet në këmbë pas përfundimit të ndeshjes.

Reprezentuesi i Xhamajkës ishte dukshëm emocional pas këtij rasti duke vajtuar si fëmijë. /Telegrafi/