Një ish-inxhinier i NASA-s, i kaloi një vit duke ndërtuar vullkanin që hidhte 76 metra në ajër shkumën.
Mark Reber i kaloi 12 muaj duke dizajnuar vullkanin, pasi theu rekordin botëror në një tentim të vitit të kaluar, që arriti shkumën e vullkanit ta hedh në 60 metra lartësi, transmeton Telegrafi.
Tani sërish ka thyer rekordin, dhe atë rekordin që e kishte vënë vetë vitin e kaluar. Ai përdori pesë tonelata me materie të ndryshme për të krijuar shkumën që hidhej lartë në ajër në Gridley të Kalifornisë.
Në shikim të parë dukej si një ide e çmendur, por në momentin që ky YouTuber publikoi pamjet e shpërthimit të vullkanit – pamjet ishin aq mbresëlënëse sa që ju bënin ta shikonit disa herë videon. /Telegrafi/