Një djalë i ri derisa po kthehej nga shkolla me skuter është përplasur nga një veturë e cila e hodhi në ajër, por që mrekullisht u ngrit në këmbë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Nxënësi i shkollës së mesme thjesht u ngrit në këmbë dhe u largua në drejtim të trotuarit, edhe pse u godit drejtpërdrejt nga një veturë e bardhë, transmeton Telegrafi.
Por, duket se ky i ri nuk ishte treguar i kujdesshëm pasi kishte kaluar në të kuqen, dhe ky veprim i kushtoi shtrenjtë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e tmerrshëm, kurse policia ka akuzuar të riun për faktin se nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit. /Telegrafi/