Telegrafi

Kaloi natën në morg si pasojë e konstatimit të gabuar, i ‘vdekuri’ u zgjua para obduksionit (Foto)

Viktima që u konstatua si i vdekur, pas një aksidenti që ndodhi në Indi, ka dhënë shenja jete vetëm pak momente para se t’i bëhej ekzaminimi mjekësor.

Patologët e një spitali në Nagpur, gjetën se Himanshu Bharadwaj ka puls, teksa po bënin gati bisturitë për obduksion, transmeton Telegrafi.

Kur u kuptua gabimi, pacientin e dërguan në repartin tjetër spitalor, për t’ju nënshtruar tretmanit shërues. Në të njëjtën kohë, përjashta janë mbledhur turma njerëzish, që protestonin kundër kësaj neglizhence mjekësore.

Bharadwaj nën trajtimin mjekësor

Bharadëaj ishte lënduar rëndë gjatë një aksidenti dhe u dërguar në spital. Gjendja tij u përkeqësua dhe mjekët thanë se i ishte bllokuar truri – pastaj se ka vdekur klinikisht – para se ta dërgonin për autopsi.

“Sistemi i frymëmarrjes nuk i punon” si dhe “ i mungon pulsi”, janë konstatimet që kishin dhënë mjekët në raport. Për ta dërguar në morg, ku kaloi natën.

Vetura e që pësoi aksident

Mësohet se pacientëve që truri iu ndalon së punuari, por jo edhe zemra dhe qarkullimi i gjakut, ka mundësi që t’ju përmirësohet gjendja.

Sipas mediave lokale, ai e kishte kapur një fshesë që kishte pranë, që të tregonte se është i gjallë. Familja e tij, po e konsiderojnë ngjarjen si mrekulli. /Telegrafi/