Site icon Telegrafi

Kaloi kufirin ilegalisht për të hyrë në Kosovë, policia e arreston dhe e dërgon në karantinë një gjilanas

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Stublinë të Gjilanit, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht vendkalimin kufitar nga Serbia për të hyrë në Kosovë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më 12 maj, rreth orës 22:30, transmeton Telegrafi.

“I dyshuari mashkull kosovar nga njësiti policor është takuar në rrugë, i cili ilegalisht jashtë vendkalimit kufitar nga Serbia kishte hyrë në Kosovë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa nga ekipi mjekësor ju ka bërë kontrolli mjekësor dhe i njëjti në konsultim me prokurorin pas procedurave me Ministrinë e shëndetësisë dërgohet në karantinë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, çdo qytetarë që kthehet në Kosovë është i detyruar të qëndrojë në Qendrën Studentore e cila është shndërruar në karantinë për shtatë ditë, ku më pas do të testohen për të kuptuar nëse janë prekur nga virusi COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version