Telegrafi

Kaloi kufirin ilegalisht dhe hyri në Kosovë, policia e arreston dhe e kthen prapa një shtetas të Shqipërisë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i cili kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti ilegalisht në këmbë, kishte kaluar kufirin nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është depërtuar për në R. Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, çdo qytetar që kthehet në Kosovë është i detyruar të qëndrojë për shtatë ditë në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë, e më pas testohen për të kuptuar nëse janë prekur nga coronavirusi./Telegrafi/