Telegrafi

Kallëzim për kundërvajtje për sulmuesin ndaj anëtarit të “E majta“

Ministria për punë të brendshme i ka dorëzuar procesverbal për kundërvajtje të konstatuar Hajredin Sulisit, sipas nenit 12 nga LKKRQP. Ai ngarkohet për sulmin ndaj anëtarit të partisë “E majta” gjatë kohës së liderit të OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski në zonat e vërshuara, në fshatin Stajkovcë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I sulmuari, Goce Trajkovski rastin e ka paraqitur në polici të mërkurën rreth orës 10. Sipas denoncimit ai ka qenë i sulmuar fizikisht nga ana e personit H.S. Gjatë sulmit ai e ka tërhequr për fanelle e pastaj e ka goditur në pjesën e fytyrës nga ana e majtë, por nga sulmi fizik nuk ka marrë lëndime të dukshme.

Incidentin e zbardhi televizioni bullgar “Nova” e cila publikoi një xhirim në të cilin duket se si Sulisi e sulmon Markovskin sepse ai e kritikon ish kryeministrin Gruevski dhe thotë se nuk ka ndihmë për njerëzit nga zonat e vërshuara.

OBRM-PDUKM dje u distancua nga incidenti dhe njoftoi se Salishi nuk është anëtar i sigurimit të Gruevskit. Gjatë incidentit ka qenë i pranishëm edhe ministri i brendshëm, Mitko Çavkov./Telegrafi/