Site icon Telegrafi

Kallëpe dhe enë nga periudha e bronzit, zbulime të reja arkeologjike në Hisar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar për zbulime të reja dhe të rëndësishme arkeologjike në lokalitetin e Hisarit në Suharekë.

Gërmimet, të udhëhequra nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, kanë sjellë prova të vazhdimësisë së popullsisë ilire-dardane nga periudha e bronzit dhe hekurit.

Ndër zbulimet më të rëndësishme janë disa kallëpe për prodhimin e stolive dhe enëve, të cilat dëshmojnë për një nivel të avancuar të zanateve të kohës.

Këto gërmime kanë ndihmuar në pasurimin e të dhënave për kulturën e Eneolitit të vonë dhe për rolin e popullatave iliro-dardane në rajon. Ky lokalitet arkeologjik pritet të sjellë edhe më shumë informacione mbi periudhat e hershme historike të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version