Pritjes së gjatë për një këngë të re nga artistja e njohur, Enca Haxhia, duket se i erdhi fundi.
Kjo pasi këngëtarja tashmë ka nisur punën për një projekt të ri muzikor, i cili siç bën të ditur mban titullin “Kalle”.
Në njoftimin e bërë në InstaStory, ajo thotë se hiti është rrugës dhe se do të vijë së shpejti.
“Kalle. Së shpejti. Hiti i ri gjatë rrugës”, tha 26-vjeçarja.
Në bazë të titullit e përshkrimit qa ka bërë, ky duket të jetë një projekt ritmik gjegjësisht për kohën e verës.
Enca përndryshe i ka munguar skenës që një kohë, meqenëse kanë kaluar më shumë se dhjetë muaj që nga kënga e fundit.
Ajo këtë periudhë është duke qëndruar më shumë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai. /Telegrafi/