Valltarja e njohur, Kallashi, ka treguar në emisionin Zonë e Lirë për kushtet në të cilat ka qëndruar në burg.
Kallashi ka qëndruar për një kohë të caktuar në paraburgim, teksa lirimi i saj u bë shpejt.
Por, për kushtet ajo ka rrëfyer në emisionin Zonë e Lirë.
“Ishte një dhomë me një dritare, një krevat dhe një lavaman. Nuk kishte sapun”, u shpreh ajo.
Ndryshe për ushqim ajo tha se gardianët i sillnin qofte. /Telegrafi/