Ish- kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila pritet të konfirmohet në pozitën e shefes së diplomacisë së BE-së nga Parlamenti Evropian, ka arritur në Bruksel.
Në postimin e saj në platformën “X”, Kallas informoi se ndodhet në Bruksel dhe mezi pret t’i takojë kolegët e rinj në shërbimin diplomatik.
“Javët e ardhshme do të jenë plot me takime dhe informime…”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.
The EU could do itself a lot of good by abandoning the failed policy of appeasing Belgrade and instead renewing its commitment to individual human rights as well as the sovereignty and territorial integrity of all the Western Balkan states. https://t.co/HEfY9kqS6O
— peacefare.net (@DanielSerwer) August 27, 2024
Arritjen e Kallas në Bruksel ku po pret nga Parlamenti Evropian që të konfirmohet si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, në vend të Josep Borrell, e ka komentuar profesori dhe analisti amerikan që njeh mirë Ballkanin, Daniel Serwer.
“BE-ja mund t’i bëjë vetes shumë mirë duke braktisur politikën e dështuar të qetësimit të Beogradit dhe në vend të kësaj duke ripërtërirë angazhimin e saj ndaj të drejtave individuale të njeriut, si dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Serwer. /Telegrafi/