Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka kohë që ka paralajmëruar projektin e tij të radhës.
Që nga atëherë, ai ka publikuar fotografi e video, duke zbuluar pak e nga pak detaje për këngën e cila pritet të vijë.
Kështu ka bërë edhe së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku postoi një video nga klipi i ri.
Me një ecje të ngadaltë dhe i rrethuar me njerëz, Ylli lëviz drejtë kamerës duke mbajtur shikimin lartë.
“I kalla me dorën tënde, I kalla me shkrepsën tënde”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.
Ndërkaq, në një postim të radhës, këngëtari ka bërë të ditur se për vizualitetin e këtij projekti është përkujdesur Imagine Films.
Teksa po bëhet gati për lansimin e këngës, Ylli ende po e shijon suksesin e projektit “Engjej”. /Telegrafi/