Telegrafi

Kalkulohen fitimet e para të Haye dhe Bellew nga meçi i mbrëmshëm në O2 Arena

Tony Bellew befasoi të gjithë teksa fitoi në O2 Arena ndaj David Haye.

Lufta mes tyre ngjalli interesim shumë të madh dhe fitorja e boksierit nga Liverpooli befasoi të gjithë botën e boksit, pasi ishte e papritur.

Lexo po ashtu Haye një luftëtar i vërtetë - Momenti kur pësoi lëndim në raundin e gjashtë, por vazhdoi të luftonte deri në të 11-in, edhe pse mezi qëndronte në këmbë (Video)

Biletat për ngjarjen e madhe që u zhvillua në O2 Arena të Londrës u shitën për 15 minuta dhe nga to janë përfituar 2.5 milionë funte (2.9 milionë euro).

Ndërkaq, nga 600.000 abonime “paguaj për të parë” janë fituar rreth 10 milionë funte (11.6 milionë euro).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga dueli Haye - Bellew

Një milionë funte të tjera (1.16 milion euro) janë grumbulluar nga shitja e të drejtave televizive për shtetet e tjera dhe nga sponsorët – ashtu që duke i mbledhur të gjitha përfitimet dhe duke i zbritur shpenzimet, kanë mbetur rreth shtatë milionë funte (8.1 milionë euro) për t’u ndarë ndërmjet dy boksierëve.

Ende nuk janë dhënë informata se si do të ndahen fitimet, por raportohet se Haye do të jetë ai që do të arkëtojë një shumë më të madhe se Bellew. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Bellew: Sigurova të ardhmen e fëmijëve të mi, nuk më intereson fitorja