Site icon Telegrafi

Kaliopi sonte do të përfaqësoj Maqedoninë në ”Eurovision” (Video)

Sonte do të mbahet nata e dytë e edicionit të 61 të ”Evrovizionit” ku do të këndojë edhe përfaqësusja e Maqedonisë, pop-diva Kaliopi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kaliopi do të këndoj me numrin rendor 8 me titullin e këngës ”Dona” e kompozuar nga Romeo Gril.

Kjo është hera e dytë e pjesmarrjes së Kaliopit në ”Eurovision” pasi ajo ka kënduar edhe në vitin 2012 me këngën ”Bardh e Zi”. Atëherë Kaliopi arriti të kualifikohet në natën finale.

Edhe Shqipëria sonte këndon në ”Eurovision” me Eneda Tarifën me numrin 17 rendor, me këngën ”Fairytale”.

Përndryshe, ”Eurovisioni” këtë vit organizohet në Suedi./Telegrafi/

Exit mobile version