Nikola Kalinic pritet të bëhet lojtar i Milanit jo më larg se të enjten.
Rossonerët kanë kërkuar tash e sa kohë sulmuesin por problemi ishte te çmimi i tij.
Tash sipas Premium Sport, Milani ka pranuar të paguajë 25 milionë euro plus bonuse.
Kalinic ka nënshkruar kontratë prej 3 milionë eurosh në sezon.
Ai pritet të jetë lojtar i Milanit qysh nga e enjtja dhe do të jetë gati për debutim në Serie A. /Telegrafi/