Transferimi i Nikola Kalinicit te Milani pritet të kompletohet brenda pak orësh.
Rossonerët kanë tentuar të transferojnë kroatin tash e disa javë, por nuk kanë mundur të mbushin kërkesat e FIorentinës.
La Gazzetta dello Sport raporton se Milani është gati të rrisë ofertën dhe bonuset.
Transferimi është i pashmanghëm dhe pritet që ky kalim të kompletohet jo më larg se deri nesër.
Agjenti i sulmuesit, shqiptari Fali Ramadani ka qëndruar në Milano tash e disa javë për të mbyllur marrëveshjen.
Kalinic vjen te Milani pasi Bacca pritet të shkojë në drejtim të Villarrealit. /Telegrafi/