Tianjin Quanjian thuhet se janë duke i ofruar sulmuesit të Fiorentinas, Nikola Kalinicit një rrogë prej 12 milionë euro në sezon.
Është raportuar më herët sot se Viola kanë pranuar një ofertë të lartë prej 45 milionë euro për kroatin, për të cilin ata paguan rreth 5.5 milionë euro vetëm 18 muaj më parë.
Fillimisht besohej se Kalinic nuk ishte e prirur për të kaluar në Superligën kineze, por Gazzetta dello Sport raporton se shifrat në ofertë mund të shkaktojnë një tundim te kroati, përcjell Telegrafi.
Ish-sulmuesi i Blackburn Rovers fiton rreth 1.2 milionë euro për sezon në Firence, dhe Tianjin Quanjian janë duke ofruar për t’i dhënë atij 10 herë se shumë, me 12 milionë euro në vit.
Duke qenë fillimisht i qartë për qëllimin e tij për të qëndruar në Evropë, Gazzetta tani beson se Kalinic është duke lëvizur më afër për të pranuar transferimin në Lindjen e Largët. /Telegrafi/