Duket se Milani gjithnjë e më shumë po i afrohet transferimit të Nikola Kalinicit nga Fiorentina.
Sulmuesi edhe një herë është larguar nga kampi stërvitor i Fiorentinës.
Sulmuesi kroat shkoi më parë në Kroaci për një çështje private, por me t’u rikthyer ai është larguar menjëherë, kurse agjenti i tij ka shkuar drejt Milanos për të kompletuar marrëveshjen.
“Më vjen keq, më duhet të largohem nga qendra stërvitore sërish. Unë besoj se mund t’i vazhdoj stërvitjet”.
“E ardhmja ime? Unë kam thënë se cilat janë dëshirat e mia, por unë kam kontratë e cila më lidh me Fiorentinën. Jam profesionist”, u shpreh Kalinic.
Milani tash e sa kohë po e kërkon lojtarin, por kërkesa e madhe e Fiorentinës ka bërë që kjo marrëveshje të mos realizohet. /Telegrafi/