Telegrafi

Kalimtarja i kundërvihet ngacmuesit: Ngjarja bëhet virale dhe ai dënohet me tre vjet burg (Video)

Kamerat e sigurisë në një rrugë të qetë në Qena të Egjiptit, e kanë kapur momentin kur një kalimtare rasti, u ngacmua prej një perversi.

Por, ishte ky i fundit që e pësoi më së keqi, pasi 20-vjeçarja iu kundërvu me çantë dhe pamjet u shpërndanë më pas në internet, transmeton Telegrafi.

I njohur vetëm si Islam Sh. është dënuar për këtë rast me tri vite burg, nën akuzën për ngacmim seksual dhe shkelje integriteti.

Në anën tjetër, pamjet që po bëjnë xhiro në formë virale, janë përdorur nga organizata për të drejtat e grave, për të treguar se çfarë mund të pësojnë ngacmuesit seksual. /Telegrafi/