Telegrafi

Kalimtarët e rastit i shpëtojnë vdekjes për “një fije floku”, para syve të tyre shembet një ndërtesë në Ukrainë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin

Kamerat e sigurisë nga kënde të ndryshme kanë kapur momentin, kur kalimtarët e rastit në Ukrainë i shpëtojnë vdekjes për një “fije floku” derisa po kalonin pranë një ndërtese e cila befasisht shembet.

Videoja është filmuar në resortin Odessa në jug të Ukrainës në orët e para të mëngjesit, kur qytetarë të shumtë kishin dalë për të vrapuar, transmeton Telegrafi.

Aty shihen dhjetëra kalimtarë rasti të cilët fillojnë të vrapojnë me tërë forcën, kur e vërejnë se po shembet ndërtesa.

Mrekullisht askush nuk është lënduar nga kjo shembje e ndërtesës 130-vjeçare e cila prej kohësh ka qenë e pa sigurtë për banim. /Telegrafi/