Site icon Telegrafi

Kalimi te Drita, titujt e kampionit dhe dashuria për këtë klub – Leci tregon se si gjilanasit ia fituan zemrën

Ish-futbollisti i njohur, Liridon Leci, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Leci ka veshur fanellën e disa klubeve të njohura kosovare si Hajvalia, Prishtina, Drita dhe Llapi.

Ai është ndalur për të folur më shumë për kujtimet që ka gjatë kohës sa ishte pjesë e Dritës, trofetë që fitoi me ta dhe dashurinë që ka ndaj klubit.

“Unë në dy ndeshjet e para kur kam shkuar tek Drita dy ndeshjet e para nuk kemi pas sukses dhe u bë një mbledhje aty, por jo nga kryesia duhet ta përmend dhe një ndihmës-trajner na tha ju duhet ta doni klubin a e dini ku keni ardhur”.

“Si më i vjetri u ngrita dhe thashë: ‘Unë që një javë kam ardhë tek Drita, nuk mund ta dua Dritën, por e dua punën të cilën e bëj, nuk mund ta dua fanellën sepse brenda një jave nuk mund ta duash”.

“Pastaj është ndërruar sa di unë edhe trajneri, ka ardhur Bekim Isufi, ku nga 33-34 ndeshje nuk kemi pasur asnjë humbje dhe mendoj se të gjithë e kanë parë që atë vit Drita ka qenë dominuese, njerëzit janë bind që Drita e meriton titullin, sepse me lojë dhe rezultatet që ka tregu Drita nuk po shoh aso skuadre sot në Superligë”.

“Më e veçanta është lidhja që kam pasur dhe kam me ‘Intelektualët’ sepse unë e di që respektin ia kanë dhuruar gjithkujt, por unë sot kur shkoj në Gjilan shoh shumë fanella të mia nëpër lokale të ndryshme dhe kjo më bën të ndihem mirë”, ka thënë mes tjerash Leci.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Leci i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent Fix dhe Lasko./Telegrafi/

Exit mobile version