Site icon Telegrafi

Kalimi i Ibrahimovicit te Interi nuk do të ndodh shkaku i agjentit Raiola

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka pak gjasa të kalojë në afatin e dimrit te ish-skuadra e tij, Interi.

Ylli i Los Angeles Galaxy thuhet se është i etur për të bërë një rikthim në Itali në vitin 2020.

Interi është njëra nga skuadrat që thuhet se dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin suedez.

Lexo po ashtu Napoli i bën ofertë Ibrahimovicit, suedezi kërkon më shumë

Megjithatë, sipas Calciomercato, bisedimet midis Ibrahimovicit dhe Interit kanë ngecur shkaku i pranisë së agjentit Mino Raiola.

Marrëdhënia e dobët mes Nerazzurriëve dhe Raiolas përbën një problem, ndërsa drejtori i Interit, Beppe Marotta, gjithashtu është i pabindur se ekipi i tij ka nevojë për më shumë forcë zjarri në sulm. /Telegrafi/

Exit mobile version