Telegrafi

Kalimi i Bruno Fernandes te Manchester United po hetohet nga FIFA

FIFA është duke e hetuar transferimin e Bruno Fernandes te Manchester United, pasi Sampdoria ka thënë se ata kanë një klauzolë me lojtarin që duhet paguar.

Portugezi kaloi te Djajtë e Kuq nga Sporting Lisbona për 55 milionë euro, por skuadra italiane e kishte shitur lojtarin para tri vitesh te Sportingu dhe i takojnë katër milionë euro nga kalimi i tij i radhës.

25-vjeçari kishte kaluar vetëm një sezon te Spamdoria, derisa ishte transferuar te klubi portugez në vitin 2017 për 7.5 milionë euro, dhe tani italianët i duan katër milionë euro nga marrëveshja e Unitedin.

“Ne mund të konfirmojmë se më 3 prill, klubi italian Sampdoria ka bërë një ankesë ndaj Sporting club de Portugal se nuk i ka kryer obligimet financiare që ishin në kontratën e Bronu Fernandesit”, ka thënë një zyrtar i FIFA-s.

Lexo po ashtu Bruno Fernandes: Jam i uritur për të fituar trofe me Manchester Unitedin

“Jemi duke e hetuar rastin dhe nuk mund të japim komente të mëtutjeshme”, thuhet më tej në njoftim.

Kjo gjë nuk do të ndikojë asgjë te Manchester United, pasi ajo shumë duhet të paguhet vetëm nga Sporting Lisbona. /Telegrafi/