Site icon Telegrafi

Kalifornia urdhëron 40 milionë banorët e saj të qëndrojnë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit

Shteti i Kalifornisë ka urdhëruar 40 milionë banorët të qëndrojnë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky vendim nga guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newson, shënon kufizimet e para të detyrueshme në mbarë vendin, të lëshuara nga SHBA, për të ndihmuar në luftimin e virusit.

Kujtojmë se 19 persona kanë vdekur nga coronavirusi në Kaliforni, ndërsa më shumë se 900 të tjerë janë infektuar.

Kufizimet e paraqitura vijnë një ditë pasi Newson deklaroi se për dy muaj më shumë se gjysma e shtetit parashikohet të infektohet nga virusi. /Telegrafi/

Exit mobile version