Mes një thatësire të zgjatur një herë në një mijëvjeçar të nxitur nga kriza klimatike, një nga agjencitë më të mëdha të shpërndarjes së ujit në Shtetet e Bashkuara po paralajmëron gjashtë milionë banorë të Kalifornisë që të zvogëlojnë sasinë e përdorur të ujit këtë verë, ose rrezikojnë mungesa të mëdha të furnizimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkalla e kufizimeve është e paprecedentë në historinë e Distriktit Ujor Metropolitan të Kalifornisë Jugore, i cili u shërben 20 milionë njerëzve dhe ka qenë në funksion për gati një shekull.
Adel Hagekhalil, menaxheri i përgjithshëm i qarkut, u ka kërkuar banorëve që të kufizojnë ujitjen në natyrë në një ditë në javë, në mënyrë që të ketë ujë të mjaftueshëm për të pirë dhe gatim.
“Kjo është e vërtetë; kjo është serioze dhe e paprecedentë”, ka thënë Hagekhalil për Al Jazeera. “Duhet ta bëjmë, përndryshe nuk kemi ujë të mjaftueshëm për përdorim të brendshëm, që është gjëja bazë e shëndetit dhe sigurisë që na nevojitet çdo ditë”. /Telegrafi/