Site icon Telegrafi

Kalifornia ndalon shitjen e karburanteve prej vitit 2035

Sot, Kalifornia merr një vendim për t’i dhënë fund shitjes së veturave me lëndë djegëse fosile nga viti 2035.

Me atë vendim, CARB (California Air Resources Board) do të konfirmojë njoftimet e mëparshme se Kalifornia dallohet si lider në SHBA kur bëhet fjalë për elektrifikimin e flotës së automjeteve, dhe rrjedhimisht reduktimin e emetimeve të gazit.

Sipas këtij ligji, i cili merr parasysh peshën aktuale prej 12 për qind të makinave elektrike, vendoset kërkesa që deri në vitin 2026 pjesa e makinave elektrike në shitje të jetë 35 për qind, dhe deri në vitin 2030 edhe 68 për qind.

Me këtë vendim, Kalifornia qëndron në krah të vendeve evropiane që po e vendosin ndalimin që në vitin 2030.

Mediat amerikane theksojnë se nga ky vendim do të përfitojnë shumë Tesla, si dhe një sërë prodhuesish të makinave elektrike që janë të pranishëm në Kaliforni. Informacionet e reja tregojnë se njëmbëdhjetë vende të tjera kanë shprehur interes për futjen e një ndalimi për shitjen e makinave të reja me lëndë djegëse fosile. /Telegrafi/

Exit mobile version